Dj Gimbo bën veprimin e papritur për Selinën, ja çka ndodhi me familjen e saj

Ish-banori i Big Brother, Dj Gimbo, ka hapur zemrën si rrallëherë duke treguar se fitorja e tij më e madhe pas eliminimit është pikërisht lidhja me Selinën.

Ai ka habitur publikun duke rrëfyer se pëlqimi për bukuroshen bionde kishte nisur që përpara se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke pranuar se kishte hyrë në garë me një qëllim të qartë për t’ia shprehur ndjenjat.

Gimbo nuk i ka kursyer elozhet për partneren e tij, duke e cilësuar atë si një femër me karakter shumë të fortë dhe me një fizik perfekt si të një balerine.

Ai u shpreh se lidhja e tyre është përtej asaj që shihet në ekran, duke e quajtur marrëdhënien e tyre si një “dashuri shpirtërore”. Megjithatë, jeta jashtë shtëpisë pa praninë e saj duket se po rezulton e vështirë për djaloshin e njohur, i cili deklaroi me humor se tani që zgjohet me Gjestin në vend të Selinës, ndihet plotësisht si “peshku pa ujë”.

“Që jashtë e kam pëlqyer. Kam ardhur që jashtë me pëlqim dhe ja shpreha. Fizikisht i ka sytë e bukur dhe floktë e bardha. Është shumë femër, trupin e ka si balerinë. Unë nuk kam të dashur jashtë, e kam brenda shtëpisë. Kam bërë dashuri shpirtërore me Selin. Karakterin, e ka kokën shumë të fortë. Pa Selin, ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me Selin, tani zgjohem me Gjestin. Motrat kanë nisur të këndojnë këngën “hajde nuse, reja ime”-u shpreh Gimbo tek Goca dhe Gra.

Selin i ka kërkuar Gimbos së fundmi që ai të postojë një foto në Instagram me unazë, dhe Gimbo ia plotësoi dëshirën “live” në “Goca dhe Gra”.

Gimbo ndër të tjera tregoi se është takuar me familjen e Selinës.