Do bëhet fIakë/ Djali i këngëtares së njohur shqiptare pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

Ditën e djeshme, i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ishte Mal Retkoceri. Stili dhe vokali i tij unik, e bënë Malin të rrëmbente cmimin e parë të Festivalit të Këngës. “Çmendur” ishte debutimi i tij i parë në muzikë dhe ja doli me shumë sukses.

Pas fitores, Mali ka treguar për herë të parë edhe mesazhin që ka kënga e tij, duke zbuluar se kënga i dedikohet nënës së tij. Ai shprehet se në fakt kënga është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ka kaluar nëna e tij.

E padyshim as Mali nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes për fenomenin Big Brother Vip. I pyetur nëse do të merrte pjesë në një format si Big Brother, ai u shpreh:

“Nuk është se e kam menduar shumë. Thjesht jam duke u përgatitur për një projekt tjetër muzikor dhe nuk jam duke planifikuar diçka. Nuk është se kam marrë ftesë, por nëse e kisha marrë ndoshta do e kisha menduar ama nuk e di”.

Duke u rikthyer edhe njëherë te muzika dhe arti, Mali zbuloi se do të marrë pjesë sërish në Festival e do të tentojë përsëri për të shkuar në Eurovision.

“Dua të krjoj emrin tim, muzikën time, stilin tim. Synimi im është që të sjell Eurovisionin në Shqipëri”, u shpreh ai.