“Do ia thotë në f..”- Babai i Heidit kundër Iidhjes së saj me Romeon?

Mamaja e Heidi Bacit, Lajla Kamata, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për “Cherry on Top” me Bora Zemanin.

Ajo foli për eksperiencën e vajzës së saj në reality show-n “Big Brother VIP Albania”, ku tha se ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë për ta.

Lajla shtoi se sa i përket Gentit, babait të Heidit, ai nuk ka dashur të përfshihet sërish në një surprizë brenda BBV, pasi nuk dësbironte që emri i tij të lidhej me atë çfarë ndodhi në “Grande Fratello”.

Më tej ajo tregoi se rasti i vetëm kur Gentin, babain e Heidit, mund ta shohim në BBV për një surprizë, do të jetë finalja.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë”, tha Lajla.

Mirëpo çfarë mendimi ka Genti për marrëdhënien e Heidit me Romeon dhe a do ta lërë banorja Italinë për dashurinë?

“Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje Italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”-tha Lajla.