Dolce e ‘vuan’ ndarjen me Limin, flet për herë të parë me produksionin në dhomën e rrëfimeve

“Vëllai i Madh” ka folur me Dolcen rreth situatës së krijuar me Limin, duke zbuluar ndjenjat e saj të thella dhe zhgënjimin që e shoqëron këtë ndarje.

Në një bisedë të hapur, Dolce shprehu ndjenjat e saj për Limin, duke e përshkruar atë si një mashkull që e kishte zhgënjyer.

Ajo theksoi se kishte pritur më shumë nga ai, duke e konsideruar atë si një person të veçantë në jetën e saj.

Kur u pyet për ndjenjat e Limin ndaj Albës, përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë: “No”.

Kjo tregon se ajo nuk beson se ai ka ndjenja të forta për të, duke e lënë të kuptohet se ndarja është e përfunduar.