Dosja ‘McGonigal’ NDIZET sërish! Këta janë emrat e rinj që dridhen në Tiranën zyrtare

Një lajm tronditës nga Uashingtoni po paralajmëron një “furtunë” politike mbi Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. Dosja famëkeqe e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, është rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa hetimet e thelluara të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë amerikane dyshohet se kanë zbuluar prova të reja që e lidhin Ramën me këtë skandal. Skandali përmend korrupsion në sektorin e naftës dhe energjisë, si dhe lobime politike me miliona dollarë.

Deklarata e gazetarit amerikan: Rama nën hetim të mundshëm
Gazetari amerikan Matt Palumbo deklaroi në “Syri TV” se Rama është i vetëdijshëm se mund të hetohet dhe për këtë arsye ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj ish-presidentit Donald Trump. Sipas Palumbos, korrupsioni i Ramës është i dokumentuar dhe nëse provat dalin në dritë, ai do të përballet me një fund politik të paimagjinueshëm. Palumbo shton se Jared Kushner, dhëndri i Trump, nuk do të ketë ndikim në vendimet e politikës amerikane ndaj Shqipërisë, pasi ai nuk gëzon mbështetjen e bazës së Trump.

Lëvizjet e SPAK-ut dhe mesazhet e Dumanit
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur të zgjerojë hetimet për dosjen “McGonigal”. Janë marrë në pyetje figura të rëndësishme, si këshilltari i Ramës, Dorjan Duçka, dhe ndërmjetësi i përfolur Agron Neza. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar prerë se “hetimi është në proces” dhe se “postet nuk na interesojnë, vetëm provat”, duke i dërguar një mesazh të fortë kryeministrit se askush nuk është i paprekshëm.

Prapaskenat dhe frika e Ramës
Burimet nga drejtësia pohojnë se Edi Rama përmendet plot 17 herë në dosjen hetimore të FBI-së, duke e kthyer atë në “subjekt penal”. Dënimi i McGonigal në SHBA pritet ta ekspozojë Ramën në një mënyrë të paprecedentë. Frika e Ramës është se ai mund të bëhet “peshku i madh” që do të zërë rrjeta e drejtësisë shqiptare dhe amerikane. Në këtë kontekst, fati i Sali Berishës, pavarësisht shpalljes “non-grata”, mund të zbehet përballë asaj që pritet të përballet kryeministri. Gjithsesi, theksohet se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.