Dua Lipa dhe Rita Ora do të bashkohen për të sjellë një projekt gjigant për Kosovën? Ja çka përflitet

‘Lojërat Mesdhetare 2030’ do të mbahen në Kosovë.

Edhe ceremonia hapëse e tyre do të realizohet në vendin tonë, e ajo që e bënë edhe më madhështore janë artistet që do të performojnë në të.

Në këtë performancë do të jenë dy yjet botërore të muzikës, Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat mund të performojnë, shkruan IconStyle.