“Dua të falenderoj familjen e Gjestit për…”/ Xheneta Fetahu ka një apel publik për ndjekësit

pasditen e djeshme është zhvilluar ceremonia e varrimit të vëllait të mitur të fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti.

Në këtë moment të gjimbshëm për familjen e këngëtarit, morën pjesë familjarë, qytetarë, miq dhe emra të njohur të ekranit.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë foto e video nga ky moment i rëndë për familjen e Gjestit. Xheneta Fetahu, e cila ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, ka bërë sot një reagim në “Instastory”, ku u ka bërë thirrje ndjekësve që të mos postojnë më imazhe nga kjo ngjarje.