Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit pyetje-përgjigje.
Në një nga Instastory-t e publikuara, ajo është pyetur rreth temës së tradhtisë, dhe përgjigjja e saj ka ngritur dyshime nëse ishte një thumb i hapur për Shpatin.
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike”, tha Selvija.
Ajo vazhdoi më tej me një deklaratë të fortë:
“Nuk ka tradhti më të madhe se sa të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote!”
Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjet, me ndjekësit që spekulojnë se fjalët mund të jenë të drejtuara ndaj Shpat Kasapit, me të cilin Selvija ka qenë në një martesë të komentuar.