Duart në kokë/ Shifër alarmante, ja sa po i kushton financiarisht Izraelit Iufta me Iranin

Shpenzimet ushtarake të Izraelit

kanë arritur nivele alarmante, me një barrë financiare që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme për buxhetin e shtetit.

Sipas një analize të publikuar nga The Economic Times, vetëm lufta në Gaza ka kapërcyer tashmë kufirin prej 67 miliardë dollarësh, ndërsa përplasja e re me Iranin po i kushton Izraelit 725 deri në 735 milionë dollarë në ditë.

Këto të dhëna janë mbështetur edhe nga raportime të tjera nga Reuters dhe The Guardian, që citojnë burime ekonomike izraelite si Calcalist, sipas të cilave kjo shumë përfshin si kostot direkte të luftës, ashtu edhe humbjet në të ardhura dhe mbështetjen civile, por ende nuk reflekton pasojat e plota indirekte si rënia e produktivitetit dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.

Sipas një raporti të Ynet News, vetëm 48 orët e para të ofensivës kundër Iranit kanë kushtuar 1.45 miliardë dollarë.

Aktualisht, karburanti dhe armëtimi për avionët ushtarakë i kushtojnë Izraelit mbi 300 milionë dollarë në ditë, ndërsa rekrutimi i rezervistëve po sjell humbje të ndjeshme në ekonominë civile.