Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania. Balina Bodinaku, ka qenë së fundmi e ftuar në “Weekend”.
Ajo zbuloi se bashkëshorti i saj nuk i kishte folur për dy muaj për shkak të pjesëmarrjes në këtë reality shou.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk pati asgjë tjetër mes dyshes por vetëm kokëfortësi.
“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro nja dy muaj nuk kemi folur. Ishte çështje kokëfortësie, nuk kishte betejë, por kokëfortësi”, tha Balina.
Balina tutje tha se e gjithë ajo periudhë për të ka qenë, ‘dil nga spitali dhe shko në Big Brother”.
“Ishte i vështirë, eksperiencë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë që nuk i thoja dot jo, gjërat ndryshe. Kishte vështirësitë e veta, tek të gjithë ndihej ajo ngarkesa e gjësë së re”, tha ajo.
Ndër tjerash zbuloi se si kishte filluar të ishte pjesë e botës së televizionit.
“Kam qenë shumë e re, 14 vjeçe, dhe kam qenë shumë tifoze e futbollit, ndiqja çdo ndeshje të kampionatit shqiptar e italian. Dëshira më e madhe kanë qenë për futbollin dhe shkrimi im i parë ishte në gazetë të sportit”, shtoi ndër tjerash Bodinaku.