Dy orë tension në Kryeministri: Balluku refuzon dorëheqjen, zbardhen debatet e forta

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe bllokimin e pasaportës nga GJKKO, ndërsa ajo është marrë e pandehur prej javësh nga SPAK.

Toska u ndal te vizita e sotme e Ballukut në Kryeministri, ku ajo ndodhet prej dy orësh dhe besohet se po zhvillon një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Sipas tij ka një debat të fortë mes Ramës dhe Ballukut, pasi kryeministri i kërkon asaj dorëheqjen ose shkarkimin, ndërsa ajo e refuzon këtë gjë.

Almer Toska: Ka një debat shumë të fortë mes Ramës dhe Ballukut. Rama i kërkon shkarkimin dhe dorëheqjen dhe ajo nuk e pranon. Duhet vlerësuar puna korrekte e prokurorit të çështjes dhe drejtësisë në këtë rast. Zyrtari i DASH Ian Flemmin i cili vizitoi SPAK, ka dhënë garancinë për ta cuar këtë çështje deri në fund.