E bujshme/ Ja çka sapo ndodhi në nisje të Ferma VIP, një goditje e fortë për… (Foto)

Nisja e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP” ka tërhequr një vëmendje të gjerë të publikut në platformat digjitale, duke shënuar shifra të larta audience që në momentet e para.

Vetëm 13 minuta pas fillimit të transmetimit të drejtpërdrejtë, programi arriti të mbledhë një numër masiv ndjekësish në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Siç mund të shihet edhe nga të dhënat e platformës së publikuara gjatë minutave të para të spektaklit, teksa moderatorja Arbana Osmani sapo kishte hapur mbrëmjen në skenë, numri i personave që po ndiqnin transmetimin “live” kapi shifrën e 324 mijë shikuesve njëkohësisht.