E BUJSHME! SPAK i zbulon 1.8 milionë euro deputetit të fuqishëm të PS, gati ARRESTIMl

Ja kush është deputeti i PS që është futur në hetim nga SPAK, opozita tregon se prokurorët i kanë gjetur 1.8 milion euro të fshehura në emrin e gruas së tij, dhëndrit dhe baxhanakut, si e 7-fishoi pasurinë, gati arrestimi

Opozita dje akuzoi deputetin e PS, Eduard Shalsi se ka fshehur 1.8 milionë euro pasuri në emrin e gruas së tij, dhëndrit dhe baxhanakut. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh dje në Kuvend se socialisti e ka 7-fishuar pasurinë në 10 vite, ndërkohë që ka një rrogë prej 1 mijë euro në muaj. “Ka pasuri të treguara, ka pasuri jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite. I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro që i ke të fshehta në emër të të tretëve. Pasuri të fshehta, të vëna pas gruas, dhëndrit e baxhanakut. Hajde këtu dhe sqaro mirëqenien e familjes tënde dhe bëhu gati të shkosh t’i bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli”, tha ai.