Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve: Agim Taraj, pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj, i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.
Ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij. Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve, për vendosjen e plazhit para hotelit.
Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.