E dinit? Ja cila është fotoja e parë që Luiz Ejlli kishte publikuar në Instagram

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë për një kohë të gjatë një nga personazhet e rrallë publikë që nuk kishte fare Instagram.

Edhe në përgjithësi, prezenca e tij në rrjete sociale ka qenë e kufizuar për shumë vite.

Luizi u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2006, kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë”.

Më pas, ai qëndroi për një periudhë të gjatë larg skenës dhe vëmendjes mediatike, për t’u rikthyer fuqishëm në vitin 2023 si pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Brenda shtëpisë së këtij formati, Luizi fitoi zemrat e publikut shqiptar dhe u shpall fitues i sezonit. Pikërisht aty ai nisi edhe një histori dashurie me moderatoren Kiara Tito, me të cilën sot ka një vajzë, Luna Mari.

Familja e tyre është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here momente të përditshme me ndjekësit e tyre.

Por si shumë situata që ngjallin gjithmonë kuriozitet, edhe këtë herë një detaj i vogël mori vëmendje. Fotoja e parë që Luizi ka publikuar ndonjëherë në Instagram është pikërisht një marrë nga periudha e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.