E FORTË: Zbulohet letra që Tramp i dha Putinit gjatë takimit, ja çfarë shkruhej në të

Gjatë takimit të tij të fundit në Alaska me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump i dorëzoi personalisht një letër, ku trajtohej situata e fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë dhe territoret e pushtuara nga Rusia.

Lajmi u bë i ditur nga dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga Reuters.

Sipas raportimeve, letra e Melania Trump, bashkëshortes së presidentit, përmbante shqetësime mbi zhdukjet dhe transferimet e fëmijëve ukrainas që lidhen me konfliktin.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për zhvendosjen e detyruar të rreth 20,000 fëmijëve në territore ruse ose të okupuara, një veprim që Kiev konsideron si krim lufte dhe potencialisht akt gjenocidi sipas ligjit ndërkombëtar. Rusia, nga ana tjetër, pretendon se fëmijët po zhvendosen për t’i mbrojtur nga zonat e konfliktit.

Kjo letër vjen pas një rezolute të Parlamentit Evropian më 8 maj, ku Rusia u kritikua për “strategjinë gjenocidale” dhe u kërkua të bëjë publikë identitetet dhe vendndodhjet e të gjithë fëmijëve të zhvendosur.

Letra e dorëzuar nga Trump ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare mbi këtë çështje dhe të nxisë veprime për mbrojtjen e të miturve në zonat e konfliktit.

Ky veprim i Trump vjen në një moment tensioni të lartë mes dy vendeve, duke e vendosur fokusin ndërkombëtar te pasojat humanitare të luftës në Ukrainë dhe trajtimi i fëmijëve të zhvendosur.