Hygerta Sako prej vitesh nuk është komentuar për jetën e saj private, pasi moderatorja ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë pjesë të jetës së saj. Ajo nuk ka bërë publike nëse është apo jo në një lidhje dashurie.
Kujtojmë se shumë vite më parë, Hygerta ka qenë e martuar me Artur Aligjonin, me të cilin ka edhe vajzën e saj të vetme.
Martesa mes tyre ka përfunduar prej kohësh dhe Hygerta e ka mbyllur këtë kapitull të jetës, duke u fokusuar te roli i saj si nënë singël dhe në karrierën profesionale.
Nga ana tjetër, Artur Aligjoni vite më parë ka qenë shënjestër e një atentati në Tiranë, ngjarje e cila asokohe bëri bujë të madhe në media, shkruan “Kosovarja”.
