E FUNDIT: Dea Mishel kapet në pushime me të DASHUR, e kishte përmendur shpesh kur ishte në BBV2

Dea Mishel dhe ishi i saj Isli me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare janë rikthyer dhe madje po shijojnë pushimet dimërore bashkë. Dyshja duket se i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.

Ish-banorja e BBV2 është fotografuar nga paparacët në shoqërinë e tij teksa po shijojnë pushimet bashkë. Foto janë siguruar nga Revista Bordo.

Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.

“Nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehej dikur Dea.