E FUNDIT/ Do të ketë një tjetër rikthim? Cili banor i BBV do të hyjë sërish në shtëpi të shtunën?

Edhe në këtë edicion të “Big Brother Vip” nuk kanë munguar rikthimet e banorëve në shtëpi, pas eleminimit të tyre nga publiku.

Kështu ka ndodhur së fundmi me Graciano Taganin, i cili hyri papritur dhe u bë sërish pjesë e garës, pa u hapur ndonjë televotim për publikun.

E mesa duket do të ketë rikthime të tjera, ose të paktën këtë na lanë të kuptojmë Ledjona, Drini dhe Dea.

Teksa kanë postuar një foto në shoqërinë e njëri tjetrit, Dea ka shkruar: “Kush futet të shtunën?”

Kjo ka ngritur dyshime për një tjetër rikthim për njërin prej tyre, ndërsa kujtojmë se Drini jo pak herë ka ngacmuar ndjekësit e tij në Instagram duke folur për një rikthim të mundshëm, megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë që prej daljes së tij nga BBV.

Se cili nga të tre do të rikthehet në garë, kjo do të mbetet për t’u parë!