E FUNDIT! Rita Lati tha në “Prime” se është e fiksuar me Big-un e Kosovës, produksioni i BBVA merr vendimin e papritur

Mbrëmjen e djeshme Roza Lati u prezantua si një nga banoret e “Big Brother VIP Albania”.

Hyrja e Rozës ishte e vecantë dhe surprizuese për të ëmën e saj, Ritën, pasi kjo e fundit nuk e dinte për hyrjen e vajzës së saj.

Teksa ndodhej në një restorant, Rita u surprizua nga produksioni i BBVA, duke u vendosur në transmetim direkt me Ledionin për t’iu dhënë lajmi se Roza do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Mirëpo teksa po fliste, me apo pa dashje, Rita përmendi “Big Brother-in” e Kosovës, ku tha se është e fiksuar dhe, “e ndjek deri në orën 2 të natës”.

Në këtë moment, shihet se mimika e Ledionit ndryshon si edhe tund kokën, por që sigurisht e kaloi situatën më së miri.

E pikërisht këto pamje duket se janë fshirë nga YouTube dhe nuk gjenden asgjëkundi.