“E kam vendosur dhe pikë”, Rama tregon fiksimin e tij: S’ka forcë që e ndal

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka folur për motivet që e mbajnë në detyrën e tij dhe filozofinë që e udhëheq në jetën personale dhe politike.

Rama tregoi se që i vogël e ka kuptuar se vdekja nuk është thjesht një thashethem, por një realitet i pashmangshëm.

Ai kujtoi këshillat e gjyshes, që i thoshte se takimi më i rëndësishëm në jetë është ai i fundit, me Shën Pjetrin, që mban çelësat e parajsës dhe ferrit.

“Sot njerëzit me të drejtë bëjnë krahasimet me Gjermaninë, Francën etj. Ne e kemi të bukur atë shprehjen ‘mos më thuaj si ke qenë, por më thuaj si je’. Por unë e ndjej atë këshillën, ose mençurinë e Nënë Terezës, që thoshte “në vend që të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri” sepse e gjitha nuk zgjidhet menjëherë. Ajo që i mban është besimi, besimi tek ëndrra që sheh me sy hapur, do të arrij atje dhe do bëj këtë, këtë, këtë dhe nuk më ndal njeri për të bërë atë që kam ndarë mendjen të bëj”, tha Rama.

Teksa foli për integrimin në BE, Rama u shpreh se “në dorën tonë është një pjesë e madhe, një pjesë tjetër që nuk është në dorën tonë është mëse e mundshme, ça është në dorën tonë ne bëjmë si duhet. Nëse ne nuk bëjmë sic duhet ca është në dorën tonë, ajo pjesa që nuk është në dorën tonë bëhet më e vështirë”.

Rama tha se “fiksimi eshte anëtarësimi e Shqipërisë në BE”. “Nuk ka rendesi une kryeminister apo jo”, theksoi kryeministri.

Edi Rama: Arsye pse unë jam në këtë punë është sepse besoj. Jam i informuar që i vogël që vdekje nuk është thashetheme, por është diçka që do vijë.

Gjyshja më thoshte që do takosh shumë njerëz në këtë jetë, por takimi më i rëndësishëm është ai i fundit. Në fund do takosh një plak me flokë të bardha të gjata, me mjekër të bardhe të gjatë, ai është Shën Pjetri, dhe ai i ka çelësat, ku do shkosh ti në ferr apo parajsë.

Do ulesh përballë atij dhe do të thotë hë më thuhej kush je dhe ça ke bërë?

Ti do i thuash, mësova, mora notat, mbarova shkollën, u bëra artisti, bëra veprat, u martova bëra fëmijë…e ça pastaj do të thotë?! Ca do ti nga unë?! Ti i ke bërë këto punë për vete.

Më trego ke bërë ndonjë gjë për të tjerët? Dhe aty ndahet kjo punë. Nëse ke bërë vetëm për vete do shkosh në ferr.

Ajo që unë besoj është që ti lë përmes të tjerëve pjesët e tua, një pjesë tënde me fëmijët, përmes të tjerëve një tendën me dashurinë që jep, me solidaritetin që jep dhe një pjesë me gjerat që mbeten.

Gjeja që ka qenë shtysë për mua në këtë punë ka qenë edhe një ndjenjë hakmarrje reale e brendshme, që ‘si ka mundësi që ne s’paskemi mundësi që të jemi të barabartë’.

Sot njerëzit me të drejtë bëjnë krahasimet me Gjermaninë, Francën etj. Ne e kemi të bukur atë shprehjen ‘mos më thuaj si ke qenë, por më thuaj si je’. Por unë e ndjej atë këshillën, ose mençurinë e Nënë Terezës, që thoshte “në vend që të rrish duke mallkuar errësirën, ndiz një qiri” sepse e gjitha nuk zgjidhet menjëherë.

Ajo që i mban është besimi, besimi tek ëndrra që sheh me sy hapur, do të arrij atje dhe do bëj këtë, këtë, këtë dhe nuk më ndal njeri për të bërë atë që kam ndarë mendjen të bëj.

Shqiptarët janë njerëz që po qenë vetëm janë të papërballueshëm në energji dhe në këmbëngulej. Kur behën bashkë behën cik probleme.