E KENI PARË? Dea Mishel e uroi Pavarësinë e Kosovës në mënyrën më të veçantë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Michel ka uruar Ditën e Pavarësinë së Kosovës.

Dea urimin e bëri në një mënyrë mjaftë të veçantë.

Ajo tregoi një nga talentet e saj kryesore, artin. Dea vizatoi flamurin e Kosovës në buzët e saj.

“Gëzuar Kosovë! E mbaj mend si sot ditën kur është shpallur pavarësia edhe pse kam qenë fëmijë! Ndër emocionet më të forta që kam përjetuar në jetë!”, ka shkruar Dea në Instagram.