Pentagoni paralajmëron përshkallëzim të luftës me Iranin… Shtetet e Bashkuara paralajmëruan një përshkallëzim të madh të operacioneve ushtarake kundër Iranit, ndërsa Pentagoni deklaroi se dita e sotme pritet të jetë më e rënda e bombardimeve që nga fillimi i luftës.
Gjatë një konference për shtyp në Pentagon, sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se vala e re e sulmeve do të jetë më intensive se çdo operacion i mëparshëm gjatë konfliktit.
“Sot do të jetë edhe një herë dita jonë më intensive e sulmeve brenda Iranit — më shumë avionë luftarakë, më shumë bombardues dhe më shumë goditje”, deklaroi Hegseth para gazetarëve.
Ai shtoi se lufta tashmë ka hyrë në javën e dytë dhe se udhëheqja iraniane ndodhet nën presion të madh. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalen derisa të arrijnë objektivat e tyre ushtarake.
“Ne nuk do të tërhiqemi derisa armiku të mposhtet plotësisht dhe në mënyrë vendimtare. Do ta përfundojmë këtë luftë sipas kohës dhe kushteve tona,” tha Hegseth.