E martuar prej 12 vitesh/ Deklaroi se ka tërheqje për femrat, Linda Halimi: Normal që më pëlqejnë p…

Linda Halimi u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2. Ish-banorja e ftuar në emisionin “Big Talk”, ka komentuar deklaratën e bujshme në lidhje me pëlqimin e saj për femra.

Ajo është shprehur se më shumë i bën përshtypje energjia e njeriut, se sa gjinia duke mos mohuar asgjë.

“Është e vërtetë, unë e pëlqej pafund bukurinë, e pëlqej njeriun, më shumë shkojë për energjinë e njeriut, se sa për gjininë e personit”, u shpreh ajo.

Këngëtarja nga shtoi: “Normalisht jam e martuar që 12 vjet me një mashkull që e dua dhe më do pafund,

nuk kam më sy për askënd tjetër. Por, normal që më pëlqejnë njerëzit dhe energjia e mirë, po të isha ‘single’ nuk e mohoj këtë gjë”.

Ndër të tjera ajo tha se ka shijuar një eksperiencë të mrekullueshme, të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë.