E PAFALSHME: Mjeku kapet duke kryer marrëdhënie me infermieren gjatë ndërhyrjes në sallën e operacionit

Një skandal i rëndë ka tronditur spitalin Tameside në Manchester, Britani, ku një mjek anestezist u kap duke kryer marrëdhënie s8ksu@l8 me një infermiere brenda sallës së operacionit, ndërsa pacienti ndodhej nën anestezi.

Ngjarja ndodhi kur Dr. Suhail Anjum, 44 vjeç, u largua nga procedura, duke lënë një tjetër infermier të mbikëqyrte pacientin. Disa minuta më vonë, një kolege hyri në sallë dhe gjeti mjekun dhe infermieren në një “pozicion komprometues”.

Sipas dëshmisë së dhënë në Tribunalin e Praktikave Mjekësore, pacienti nuk pësoi dëm dhe operacioni vazhdoi normalisht. Megjithatë, rasti u raportua menjëherë. Vetë mjeku e pranoi gabimin, duke e cilësuar si një “gabim të vetëm, të pafalshëm” që e turpëron dhe që rrezikoi pacientin.

Anjum, i cili tashmë është kthyer në Pakistan, ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të vijuar karrierën, duke kërkuar falje publike dhe duke premtuar se ngjarja nuk do të përsëritet.