Përjashtimi i papritur i Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka ngritur një furtunë pikëpyetjesh, por tashmë vijnë detajet e para nga jashtë mureve të shtëpisë.
Teksa publiku dhe banorët ende pyesin se çfarë ndodhi vërtet pas Zarfit të Zi që përloti Brikenën, moderatorja e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, ka ndarë një moment të papritur nga mëngjesi i sotëm.
Ajo tregoi se është përballur ballë për ballë me Kristin në ambientet e Top Channel, menjëherë pas skualifikimit të tij.
“Sot në mëngjes kur erdha pashë Kristin, kur ai duhej të ishte brenda në shtëpi dhe u surprizova,” – u shpreh moderatorja gjatë transmetimit.
Për të gjithë ata që u shqetësuan për arsyen e këtij largimi të menjëhershëm, ajo dha një detaj qetësues: “Mora vesh lajmin që ai u përjashtua nga gara, por e pashë që Kristi ishte mirë nga ana shëndetësore.”
Megjithatë, misteri mbetet i pazgjidhur. Sidorela theksoi se për të mësuar arsyen e saktë të këtij vendimi drastik, publikut do t’i duhet të presë spektaklin e radhës: “Për arsyet e përjashtimit të tij dhe detaje të tjera do zbulohen në ‘Prime’-n e së shtunës.”