E pëson keq Chris Martin pasi e zbuloi tradhtinë bashkëshortore të biznismenit të njohur me kolegen e tij

Chris Martin, vokalisti i Coldplay, është bërë pa dashje protagonisti i një momenti të sikletshëm gjatë koncertit në Gillette Stadium në Boston, ku duket se ka “zbuluar” një marrëdhënie të mundshme jashtëmartesore mes dy personave në audiencë.

Gjatë performancës, kamera e koncertit u ndal tek një çift që po përqafonin njëri-tjetrin dhe lëkundeshin në ritmin e muzikës.

Me një ton humoristik, Martin komentoi skenën si të ishte narratori i një dokumentari: “Shikoni këta dy. Ose janë shumë të turpshëm, ose janë në ndonjë lidhje jashtëmartesore.”

Pasi çifti reagoi menjëherë duke u përpjekur të shmangnin kamerën, publiku shpërtheu në të qeshura. Më vonë, përdoruesit e rrjeteve sociale pretenduan se personat në fjalë ishin CEO i Astronomer, Andy Byron, dhe drejtueseja e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.

Në një video tjetër që qarkulloi në rrjet, Martin shfaqet në siklet duke thënë para audiencës: “Shpresoj që s’bëmë ndonjë gjë të gabuar…”

Ndërkohë, një deklaratë që qarkulloi online dhe pretendohej të ishte nga Byron u shpall si e rreme nga kompania e tij, sipas TMZ.

Videoja e momentit është bërë virale me miliona shikime, veçanërisht në TikTok, ku komentet ironike nuk kanë munguar. Një përdoruese shkroi: “Coldplay s’ka nxjerrë këngë të reja prej vitesh. Mbrëmë, nxorën dy lidhje në krizë.” Një tjetër pyeti: “Çfarë është më keq – të zbulosh që bashkëshorti po të tradhton, apo që është fans i Coldplay?”

Koncerti ishte pjesë e turneut rekord të grupit Music of the Spheres, i cili nisi në vitin 2022 dhe do të mbyllet më 8 shtator 2025 në stadiumin Wembley të Londrës. Para kthimit në Britani, Coldplay pritet të performojë në Madison, Nashville dhe Miami.

Pavarësisht performancës së rrallë të këngës Speed of Sound në Texas muajin e kaluar, momenti i Bostonit duket se ka tërhequr më shumë vëmendje — falë një kombinimi të lasershow-it, baladave dhe një “eksplozimi” të marrëdhënieve live.

Me këtë ritëm, fansat mund të fillojnë të mendojnë dy herë para se të shfaqen shumë të përqafuar në kamerën e koncertit.