“E pranoj publikisht”- Ronaldo Sharka ka një probIem serioz: VUAJ nga…

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka pas pjesëmarrjes në “BBV” është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuar të medias rozë. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi teksa ka postuar në InstaStory një video, ai ka treguar se ka një problem mjaft serioz. Ronaldo tha se ka një varësi të frikshme për të ditur çdo gjë që për njerëzit.

“Hej miq, përshëndetje. Do doja të ndaja me ju një problem serioz që kam me veten time. Ju e keni parasysh që një pjesë e madhe e njerëzve kanë një lloj varësie në jetë dhe sot dola në konkluzionin se edhe unë kam një varësi dhe është e frikshme. Unë nuk rri dot pa u marrë me njerëzit, dua të di se çfarë bëjnë. Nuk e di nëse ky është instikti i të pasurit kureshtjen e gazetarit apo duhet gjetur ndonjë metodë për këtë që unë ta parandaloj. Nuk rri dot, dua të dal nëpër korridore të shoh se çfarë bëjnë njerëzit. Çfarë ndodhi aty, çfarë ndodhi këtu, dua të di çdo gjë. Jo se zgjidh ndonjë gjë por është varësi dhe dua ta kuroj këtë gjë”, u shpreh Ronaldo.