E pyesin për Luizin, SHPERTHEN Ronaldo Sharka: “Na keni çarë…”

Ronaldo Sharka ka qenë një ndër banorët më të komentuar gjatë sezonit të shkuar të “Big Brother Vip”.

Një nga marrëdhëniet më të përfolura të tij brenda shtëpisë ka qenë ajo me Luiz Ejllin, andaj pyetjet për raportin e tyre nuk kanë munguar për një kohë të gjatë.

Ditën e sotme gazetari ka organizuar njé pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku sërish, pas kaq kohësh, është pyetur për Luizin.

“A je zënë me Luizin, pse se ke follow”- ishte pyetja e ndjekësit, ndërsa Ronaldo, mesa duket i lodhur nga këto pyetje, ia ka kthyer: “Na keni çarë atë që nuk thuhet! Bolll.”

Më pas, një tjetër ndjekës e thumboi gazetarin nëse di të bëjë ndonjë emision, pa përmendur Luizin ndërsa ai tha:

“Patjetër, unë kam bërë emisione kur askush s’më njihte kaq sa sot, me Grida Dumën, Elisa Spiropalin. Kam bërë emisione turizmi, verore me histori njerëzore duke promovuar vendin që njerëz si ty e bejnë pis me komente në rrjetet sociale. Unë kam bërë shumë gjëra, dhe di të bëj shumë gjëra. Po ti, çfarë di të bësh?”.