E trishtë: Banori i BBV humb personin më të dashur teksa është i izoluar në shtëpi

Momente të rënda dhe të dhimbshme po kalon familja e banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha. Ndërsa këngëtari vazhdon rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme, i shkëputur nga bota e jashtme dhe pa dijeni për zhvillimet jashtë, një lajm i trishtë ka goditur familjen e tij.

Gjyshi i Labinotit, Ali Rexha, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh për të gjithë të afërmit dhe miqtë.

Sipas burimeve lokale nga Rahoveci, Ali Rexha u shua pas një jete të gjatë, duke lënë pas kujtime të paharrueshme dhe një trashëgimi vlerash që do të jetojë tek familja e tij.

Ai njihej gjerësisht si një burrë i urtë, punëtor dhe me karakter të fortë, i respektuar nga të gjithë ata që e njihnin. Kontributi i tij në familje dhe komunitet ka qenë i çmuar, ndërsa fjala dhe qëndrimi i tij kanë qenë gjithmonë shembull për brezat e rinj.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve./ORAinfo/