“Edhe 100 isha me i pasë, nuk të bën më të keqe”, Xheneta këshillon hapur Elijonën

Xheneta e ka këshilluar Elijonën, duke i thënë se nuk ka rëndësi nëse ka pasur të dashur apo jo.

Ajo i tha se kjo gjë nuk të bën më të keqe dhe se dikush do të të dojë për vajzën qe je, përcjell Klankosova.tv.

“Po du me ta thënë një gjë si këshillë, nuk të bën çikë të keqe ty si Elijonë as nëse ke pasë frajer kur i ke pasë 13 vjet, as kur i ke pasë 15, as 16 as 20. Po edhe 100 me i pasë, kur ty një person do të të dojë, do të të dojë për Elijonën”, u shpreh Xheneta.