Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, janë dyshja e cila e po afrohen gjithnjë e më tepër, e duket se janë në rrugën e duhur për t’u bërë çift.
Momentet ku ata ndajnë kohën bashkë, larg banorëve të tjerë gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar,
ndërsa sot ka qenë Heidi ajo e cila ka shkuar në shtratin e Romeos, ku për disa minuta ka qëndruar të përqafuar.
Në një moment, liderja e shtëpisë Arjola Doci futet në dhomë, por Heidi i kërkon edhe 5 minuta kohë për t’u ngritur dhe për të pastruar dhomën.
“Tani do e pastroj dhomën tani. Pesë minuta dhe u çova,” shprehet ajo.
Romeo dhe Heidi duket se do të jenë çifti i tretë në shtëpinë e BBV, pas Meritonit me Ilnisën dhe Sarës me Bardhi.