Edi Rama nuk përmbahet më! Tjetër ‘ultimatum’ i fortë nga kryeministri: Keni dy javë kohë..

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një ultimatum dyjavor për bizneset dhe individët në Shqipëri,

duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të hapësirave publike nga struktura të paautorizuara. Rama theksoi se hapësira publike është kthyer në një zonë me abuz1me të shumta, duke filluar nga barrierat e paligjshme të parkingjeve.

Gjatë një deklarate, Kryeministri u bëri thirrje deputetëve të rikthehen në terren për të mbledhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve, me një fokus të veçantë te problemi i hapësirës publike. Ai theksoi se shumë biznese janë zgjeruar në mënyrë të paarsyeshme dhe kanë vendosur barriera të ndryshme, duke penguar lëvizjen e lirë dhe qetësinë e komuniteteve në zonat e banuara.

“Kështu që ju bëj thirrje të gjithë atyre që zotërojnë të tilla asete që nga trarët që vendosin për t’u marrë lekë për parkim banorëve në mënyrën më abuz1ve dhe më skandaloze, duke pretenduar që është prona e tyre private… u bëj thirrje të gjithëve që të fillojnë t’i heqin vetë këto trarë dhe këto pengesa. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë hapur me tenda dhe pastaj i kanë vënë edhe ato mushamatë dhe pas i përdorin edhe për t’i rihapur rrugë pirjes së duhanit nëpër lokale, që të fillojnë t’i çmontojnë vetë, sepse do të përballen me gjoba dhe deri me ndjekje penale”, – u shpreh Rama.

Kryeministri ishte i prerë në paralajmërimin e tij, duke lënë të kuptohet se ata që nuk i përmbahen këtij urdhri brenda afatit të caktuar, do të ndëshkohen me gjoba të konsiderueshme dhe mund të përballen edhe me pasoja ligjore. Ky ultimatum synon të rikthejë hapësirat publike në shërbim të qytetarëve dhe të ndalojë abuz1met e konstatuara.