TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale nëj video të filmuar me dron që tregon një person duke ndezur zjarr në mal. Rama shkruan se të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve.
Më tej ai shprehet se në një kohë të vështirë nga ngrohja globale dhe zjarret ne Mesdhe, zjarrvënien do të duhet ta barazohet me v rasjen në Kodin Penal.
POSTIMI I RAMËS:
Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë
Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.
Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët
Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal
*Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme: