Shtëpia e “Big Brother VIP” pritet të ndryshojë sërish dinamikat me hyrjen e një banori të ri,
i cili është ish-modeli dhe menaxheri i njohur, Alesio Aliaj.
Aliaj nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ka qenë pjesë e botës së showbiz-it prej vitesh, duke kaluar nga pasarelat te menaxhimi i eventeve.
Ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Australi, ku ka ndërtuar jetën e tij familjare, duke mbajtur njëkohësisht kontakte të forta me botën e spektaklit.
Sipas burimeve nga Revista Class, ai është zgjedhja e radhës e produksionit për t’u bërë pjesë e garës.
Duke qenë një personazh që e njeh mirë mekanizmin e famës dhe vëmendjes publike, prania e tij pritet të sjellë risi në marrëdhëniet mes banorëve ekzistues.
Mbetet për t’u parë se çfarë strategjie do të zgjedhë Aliaj: atë të diplomatit që krijon aleanca me qetësi, apo të lojtarit aktiv që dikton ritmin e shtëpisë përmes opinioneve të forta.
Luiz Ejlli nuk po bën shaka! Ndërsa të gjithë dyshonin për “Fermën VIP”, e vërteta që zbulon Prive By Liberta Spahiu është krejt tjetër.
Fituesi absolut i Big Brother do të rikthehet këtë të shtunë në shtëpinë ku theu çdo rekord.
Dhe kujdes: nuk është thjesht një vizitë ‘përshëndetëse’.
Luizi do të futet me një mision special dhe do të qëndrojë aty për disa ditë, një lëvizje strategjike kjo pak para premierës së filmit “Loja e fundit” me 12 shkurt.
Lojtarët brenda (dhe fansat jashtë) duhet të bëhen gati për trazim të ujërave! / Prive By Liberta Spahiu