Efektivi i Policisë BËN DEKLRATËN E RËNDË: “Ai që rrahu kamarierin, zhduku provat e aksidentit që gruan time e la..

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku ish-polici, Ardian Isufi, së bashku me mikun e tij, Leart Bino, një person me precedentë të mëparshëm penalë, dhunuan për një shishe ujë kamarierin 18-vjeçar, Aron Balaj.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi dhe një prej efektiveve më të vjetra të Policisë Rrugore në Vlorë, Rexhep Llacja, i cili ka vendosur të flasë publikisht dhe të hedhë të tjera akuza mbi Isufin.

Llacja, një karrierë prej 25 vitesh në radhët e bluve, ka akuzuar drejtpërdrejt Ardian Isufin, për një përfshirje në një ngjarje e rëndë, por ende e pazbardhur, e cila i referohet incidentit disa vite më parë, më 24 janar të 2021, ku bashkëshortja dhe fëmijët e tij u përplasën nga një automjet teksa shkonin në shkollën e natës për vajzën.

Si pasojë, gruaja e tij mbeti e paralizuar, ndërsa fëmijët që prej asokohe jetojnë të traumatizuar nga ajo ngjarje, aksidenti i cili deri më sot nuk është hetuar asnjëherë.

“Më është aksidentuar gruaja dhe tre fëmijët te shkolla e natës, ku ngjarja nuk është zbardhur asnjëherë. Pasi e çova nusen në Tiranë, shetë du ky këmbë, kokën, brinjët, pas 20 e ca ditësh që nusja filloi reagoi, fola me punonjësit e Policisë së Vlorës dhe më thanë që ngjarja nuk është zbardhur akoma”, ka treguar ai, ndërkohë që më tej ka theksuar se në të njëtën kohë kur dhe ndodhi aksidenti, oficeri i Policisë Gjyqësore që ka pasur në dorë zbardhjen e këtij aksidenti, ka qenë Ardian Isufi.

Por, në vend të hetimit, çdo provë është zhdukur dhe ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për zbardhjen e këtij aksidenti.

Llacja thotë se ka shkuar vetë për të kërkuar pamjet filmike në zonë, por i ishte thënë se “kishin ardhur policë përpara dhe i kishin fshirë”.

Për më tepër, efektivi i Policisë pretendon se pas kërkesave të përsëritura për të mësuar mbi hetimin e aksidentit, Isufi, në cilësinë e shefit të Qarkullimit Rrugor në atë kohë dhe njëkohësisht epror i tij, e largoi nga sektori i qarkullimit dhe e transferoi te rendi.

“Në moment që unë më mbrapa kam qenë punonjësi i Ardian Isufit, kur ai ishte shef Qarkullimi i kam kërkuar disa herë për zbardhjen e ngjarjes dhe ai më ka larguar nga Policia e Qarkullimit më kaloi me Rëndin”, ka shtuar Llacja, duke i bërë një thirrje Prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por edhe të hetojë të gjitha ngjarjet ku emri i Ardian Isufit përmendet për fshehje dhe manipulim provash.

Pjesë nga fjala e Rexhep Llacaj:

Përshëndetje, quhem Rexhep Llacaj, punonjës policie prej 25 vitesh. I bashkangjitem ngjarjes që ka ndodhur para 2-3 ditësh të dhunimit të një fëmije nga oficeri i Policisë, Ardian Isufi. Në lidhje me këtë kam pasur më 24 janar të 2021 një aksident ku Ardian Isufi ka qenë oficer, ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore. Më është aksidentuar gruaja dhe tre fëmijët te shkolla e natës, ku ngjarja nuk është zbardhur asnjëherë.

Pasi e çova nusen në Tiranë, shetë du ky këmbë, kokën, brinjën, pas 20 e ca ditësh që nusja filloi reagoi, fola me punonjësit e Policisë së Vlorës dhe më thanë që ngjarja nuk është zbardhur akoma. Kam ardhur me Vlorë, biseda më tha mua, që kam shkuar shumë vende gjetkë dhe kam marrë dhe time më shumë dosje dhe më thonë që ngjarja nuk është zbardhur. Kam kërkuar disa herë për zbardhjen e ngjarjes dhe ai më ka larguar nga sektori i Qarkullimit, më ka kaluar me Rendin.

Ndërkohë, vendi dhe shkolla e aksidentuar nuk janë vënë dhe në një moment më mori një oficer më tha “më mirë të mbyllet kjo se është një ngjarje që nuk është për t’u hetuar”. Siç thashë më lart, që më mori më mbrapa Ardian Isufi, më ka larguar nga qarkullimi, unë isha në Sektorin e Qarkullimit. I kam kërkuar disa herë për zbardhjen e ngjarjes dhe ai më ka larguar dhe më ka kaluar në Sektorin e Rendit.

Ndërkohë në vendin e aksidentuar nusja ime ka qenë me një punonjës policie që mëndojtë tërheti, dhe ngjarja nuk është zbardhur ende. Nuk di arsyeja pse janë fshirë këto kamerat dhe nga kush janë fshirë.