Efi Dhedhes ka dy fjalë publikisht për Heidi Bacin brenda Big Brother VIP!

Efi Dhedhes ka qenë një ndër banoret më të komentuara të BBV2, e cila këtë sezon ka komentuar jo pak herë banorët e BBV.

Duket se ajo ka krijuar edhe preferencat e saj, ashtu si shumica e audiencës.

Së fundmi, Efi ka zhvilluar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku një prej tyre i ka shkruar lidhur me Heidin në BBV.

“Mendoj që surpriza e këtij BB ishte Heidi për ne si publik që e ndjekim. E duam” – ka qenë mesazhi për Heidin të cilit Efi i është përgjigjur me “edhe unë” krahas një zemre të bardhë.

Kujtojmë se nga ana tjetër, një personazh që Efi nuk e pëlqen aspak dhe e ka shprehur shpesh në intervistat e saj, është Egla Ceno.