Efit i doli emri për takime ‘speciale’ nëpër burgje, REAGON publikisht dhe thotë atë që se priste askush

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht se është përfshirë në një listë vajzash të njohura të shoëbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit në qeli.

“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit.

Pasi i është kthyer ndjekëses, influencerja ka publikuar edhe një video në rrjete sociale, ku shprehet se kjo nuk është e vërtetë dhe se portalet që duan klikime duhet të ndalojnë së shpifuri.

“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt, nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë,

Unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre, nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë story është se të lutem aman a u kënaqët,

A mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur, nëse keni mbaruar punë më thoni që të vazhdoj të postoj prap. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh”, ka thënë ajo.

Por, ne asnje moment, ajo nuk pranon apo hedh poshte faktin se ka shkuar ne takime speciale me nje kapo te denuar ne burgun e Fushe Krujes, pikerisht per ate qe i ka dale emri.

Gjithashti, duket me shume se do t’u mbylle gojen portaleve, Efi mendon tua rihape serish gojen, pasi u ka rene pazari i publikimeve ne instagram, e ndoshta ky eshte problemi, pse ato kane vendosur t’u hyjne bizneseve te tjera.