Egla Ceno flet hapur për Gjestin: “Pa pasë shkollë, i shndëroi të gjithë në humbësa…”

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka ndarë mendimin e saj për banorët e edicionit të katërt të reality show-t, duke bërë një analizë të lojës deri në këtë pikë. Sipas saj, BBVA4 tashmë ka një fitues të qartë: Gjestin.

Në një postim në InstaStory, Egla nuk ka kursyer ironinë ndaj Laertit, të cilin më herët e ka mbështetur.

Megjithatë, ajo tashmë mendon se fitorja nuk është më në duart e tij, pasi sipas saj, edhe po t’ia servirësh fitoren, Rozana ia rrëmben nga dora.

“Në këtë pikë fituesi i BBV është “vizatuar”: me dëshirë anoja nga Laerti por dëshira nuk mjafton Laertit edhe po t’ia servirësh, ia heq Rozi nga dora. Fituesin e bëjnë humbësit dhe kjo është evidente edhe në këtë edicion. Gjesti diti si t’i shndërrojë të gjithë në humbësa. Me shkollë, pa shkollë bravo i qoftë. Ka nuhatje, guxim, shpirt loje, rebel…me pak fjalë është protagonisti i BBVA4. Uroj t’i mbajnë nervat deri në fund dhe mos t’ia marrin në kthesë” – ka shkruar Egla.

Ndërsa deri më tani ajo ka shfaqur hapur përkrahjen për Laertin, madje i dërgoi edhe një mesazh në “Big Love” disa ditë më parë, duket se tani Ceno e sheh Gjestin si më superiorin në lojë.