Egla Ceno u përjashtua nga Big Brother VIP, Sara Gjordeni ‘tallet’ me aktoren: Miru…

Aktorja Egla Ceno ditën e sotme është përjashtuar nga “Big Brother VIP”

për shkak të situatave dhe sjelljeve të saj të dhunshme kundrejt banorëve në shtëpi,

ku edhe mbrëmjen e djeshme ajo i hodhi verë në kokë dy herë Meriton Mjekiqit.

Ish-banorja Sara Gjordeni ka bërë një reagim në rrjetet sociale për skualifikimin e aktores, teksa e quante atë finaliste.

“Mirupafshim finaliste. Faleminderit për gjithcka”, ka shkruar missi krahas fotos së Eglës me një kurorë në kokë.