Egli Tako ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që po komentohet shumë nga ndjekësit.
Kujtojmë që dikur Egli dhe Gjesti ishin një nga çiftet më të përfolura në publik. Marrëdhënia e tyre u komentua gjerësisht për një kohë të gjatë, por tashmë secili ka vazhduar rrugën e vet.
Së fundmi, në ditën kur Gjesti u arrestua dhe iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, Egli publikoi një Instastory ku shfaqet duke buzëqeshur.
Ajo kishte shkruar edhe një frazë që mori shumë vëmendje: “A ki ça me thonë”.
Ndjekësit e interpretuan këtë postim si një mesazh indirekt për Gjestin,shkruan Kosovarja.
