EkskIuzive/ Mbahet seanca gjyqësore, ky është vendimi për SHERRlN e Princ Lekës me Elia Zaharian

Në Gjykatën e Tiranës u mbajt sot një seancë për dhunën në Pallatin Mbretëror,

ku u vendos që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia.

Burime ekskluzive për Iconstyle bëjnë me dije se sipas vendimit Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit.

Seanca e radhës u shty për në 27 mars.

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas degraduan në dhunë fizike.

Ne një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri.

Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë.

Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu,

ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur.