EKSKLUZIVE/ DEL VIDEO kur Elia Zaharia përleshet me Princin: Babai im të ka mbajtur me bukë

Një sherr ka ndodhur në oborrin Mbretëror ku Princ Leka është konfliktuar me Elia Zaharian dhe ish-vjehrrin e tij.

Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme kur Princi ka shkuar dhe ka takuar vajzën e tij, teksa aty është përballur me babain e Elias.

Sherri mes tyre ka përfunduar në dyert e policisë pasi të dyja palët kanë bërë denoncim dhe kanë kërkuar urdhër mbrojtje.

Në rrjet është publikuar dhe një video nga përplasja e Zaharias me Princin. Në video shihet Elia Zaharia e përlotur dhe e revoltuar duke goditur dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës pse ka dhunuar babain e saj të moshuar.

Më tej ajo e akuzon Princin se ka amshtruar shqiptarët me diploma fallco pasi, siç shprehet ajo, “ka vetëm 4 klasë shkollë”.

“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën.

Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. Ti ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”-dëgjohet të thotë Elia.