EKSLUZIVE: Nga Tirana, Macron VITIN kur Shqipëria do jetë pjesë e BE-së

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

Macron u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse në këtë forum të investojnë në Shqipëri pasi sipas tij, vendi ka një udhëheqje të fortë dhe një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.

Ai theksoi se kjo thirrje vjen jo vetëm sepse Rama është miku i tij, por edhe sepse me mandatin e tij të që mori, Shqipëria do të shkojë drejt BE-së brenda dy viteve. Macron shtoi se ky proces do të mbështetet fort nga Franca dhe Gjermania.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është qartë një pikë hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe, më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk e them këtë sepse Rama është miku im, por sepse ai ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni të sigurt se ne, si Europë, do të japim rezultatet e pritura, së bashku me Gjermaninë, për të realizuar këtë axhendë. Prandaj, ju lutem, investoni në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum.