Elvana dhe Flori rikthehen bashkë? Deklarata e fortë e gazetarit, ja çfarë do ndodhë

Gazetari Elton Tozaj ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku u pyet mbi ngjarjen më të përfolur të ditëve të fundit në showbizin shqiptar.

Vëmendjen e publikut e ka marrë një InstaStory i postuar nga kantautori Flori Mumajesi. Në video dëgjohej një zë femre, për të cilin u përfol se i përkiste Elvana Gjatës.

Në audio dëgjohej fraza: “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do… në jetën tënde, thuaj të drejtën tani”, ndërsa Flori përgjigjej shkurt: “S’e di”. Më pas videoja vijonte me një pjesë nga kënga e tij “Pa jetë”.

Kjo nuk ishte e vetmja ngjarje që ndezi dyshime. Pak ditë më pas, në rrjet qarkulloi një video e vjetër e Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, të cilën Elvana e kishte ruajtur në profilin e saj në TikTok.

Ky veprim mjaftoi që fansat të nisin spekulimet për një rikthim të mundshëm të dyshes, qoftë në aspektin profesional, qoftë personal.

Megjithatë, gazetari Elton Tozaj e sqaroi situatën, duke theksuar se bëhet fjalë për një rikthim profesional.

Sipas tij, Flori dhe Elvana pritet të publikojnë së shpejti “Pa jetë 2”, duke i risjellë fansave bashkëpunimin e tyre të suksesshëm.