Endriku u largua nga Big Brother VIP, ZBULOHET çka i tha Sara kur po ikte

Endrik Beba është i eliminuari i mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP. Endriku ishte në nominim bashkë me Françeskën dhe Eglën, por nuk ia doli të merrte më shumë vota se dy banoret.

Duke qenë banor i ri, Endriku nuk ka biletë kthimi kështu që largimi i tij është përfundimtar.

Para se të largohej, këngëtari takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Sarën, e cila i tha se priste ta takonte e fundit.

“Në fund thashë po hajde”, i tha Sara Endrikut, i cili ia ktheu “Ciao”.

Në një bidesë me Romeon në oborrin e shtëpisë, Endriku tha se nëse dilte sot, të paktën arriti t’i tregojë publikut se ka talent në këndim.

“Nëse është e shkruajtur të iki të paktën kam treguar që kam talent në këndim. Një nga gjërat që doja të arrija e arrita. E di që duhet të kisha luajtur dhe unë”, tha ai.