“ËSHTË SHUMË…” Lim Hoti thyen heshtjen: Ja arsyeja e papritur pse mori fund historia me Dolcen

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, është përballur me disa pyetje ngacmuese, sidomos rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënieve që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

I pyetur pse nuk funksionoi lidhja mes tij dhe Dolces, Lim Hoti zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes me humor. Ai tha se Dolce është një vajzë shumë e ëmbël, por shtoi me shaka se ndonjëherë ëmbëlsia mund të “kthehet në diabet”, duke nenkuptuar se lidhja mes tyre nuk do funksiononte.

“Dolce është shumë e ëmbël, por ndonjëherë ëmbëlsia kalon në diabet, kështu që është më mirë të mbaj pak distancë”, u shpreh ai duke qeshur.