FAMILJA e Brikenës reagon pas puthjes me Mateon – kanë disa fjalë publikisht për Mateon

Pas momentit të papritur gjatë mbrëmjes së kaluar, ku Mateo i dha një puthje Brikenës dhe kjo e fundit reagoi duke u larguar menjëherë, ka ardhur edhe një reagim nga familja e saj.

Përmes një postimi në InstaStory, familjarët dhe personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës kanë sqaruar situatën, duke theksuar se reagimi i saj ishte i natyrshëm dhe nuk duhet interpretuar si dramë.

“Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave”, thuhet në deklaratën e publikuar.