Familja dhe menaxhmenti i banores Elijona Binakaj kanë reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë në Instagram, pas ngjarjes që ndodhi brenda shtëpisë së BBVK.
Reagimi vjen pas një momenti ku banori Ludo Lee ka bërë një veprim që u cilësua nga Elijona si i pahijshëm, duke shkaktuar një reagim të fortë emocional tek ajo.
Përmes kësaj deklarate, familjarët shprehen se kanë qëndruar në heshtje për shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja, por këtë herë kanë thënë “BOLL”. Ata theksojnë se qasja dhe komunikimi i treguar ndaj banores kalon çdo kufi të respektit dhe normalitetit, duke e cilësuar si një presion emocional që askush nuk duhet ta përjetojë.
“Kjo nuk është shaka dhe nuk është debat. Është gjuhë e papranueshme pavarësisht kontekstit,” shkruhet në postimin e tyre, ku kërkohet që veprime të tilla të mos normalizohen në një format televiziv.