Familjarët e Brikenës dhe Mateos i japin “bekim” dashurisë së tyre?! Ja VEPRIMI që po NDEZ RRJETIN!

Së fundmi një veprim i familjarëve të Brikenës dhe Mateos duket se ka gëzuar të gjithë përkrahësit e çiftit.

Dy banorët, të cilët kanë shfaqur një afrimitet të dukshëm kohëve të fundit brenda shtëpisë, tashmë janë “ndjekur” në Instagram, një veprim që vjen nga familjarët që menaxhojnë llogaritë e tyre dhe po interpretohet si një shenjë mbështetjeje për lidhjen e re mes tyre.

Veprimi i fundit i familjeve, duke i bërë “Follow” njëri-tjetrit, konsiderohet si një bekim në distancë për afrimin e tyre. Rikujtojmë, se i pyetur nga banori-moderator, Kristi, nëse marrëdhënia me Brikenën është një nga pikat kryesore të lojës së tij, Mateo theksoi se nuk i përzien ndjenjat me strategjinë.

Mateo nuk e ngatërron ndjenjën me lojën dhe këtë ja kam thënë të gjithëve. Brikena për mua s’është lojë. Loja ime këtu brenda është të shfaq karakterin tim 100% dhe ta bëj Big Brotherin nëpërmjet karakterit tim. Në momentin që do e vlerësojë publiku se karakteri im s’është i denjë për të qëndruar këtu brenda, le t’më nxjerrë jashtë. Mateo, këtu brenda, është me tregu veten, me luftu padrejtësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë dhe çdo gjë tjetër të pistë.